Uncategorized

Mërgata në qendër të vëmendjes: A mund ta çojë VV-në deri te 51%?

Mungesa e mërgatës mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor

Sipas vlerësimeve dhe interesimit të deritanishëm, pjesëmarrja e votuesve nga mërgata në këto zgjedhje mund të jetë dukshëm më e ulët krahasuar me ciklin e kaluar zgjedhor. Një nga arsyet kryesore përmendet periudha e pushimeve verore, pasi një numër i madh i mërgimtarëve kanë planifikuar udhëtime dhe angazhime familjare, duke e bërë më të vështirë pjesëmarrjen në procesin e votimit.

Analistët vlerësojnë se çdo rënie e daljes së diasporës mund të ketë ndikim të ndjeshëm në rezultatin përfundimtar, sidomos për subjektet politike që tradicionalisht kanë mbështetje të konsiderueshme nga mërgata. Mbetet të shihet nëse ditët e fundit të fushatës do të arrijnë të mobilizojnë më shumë votues jashtë vendit.